Mile Boshnjakovksi: Maqedonia i ka premtuar Serbisë se do të jetë neutrale lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Mile Boshnjakovksi: Maqedonia i ka premtuar Serbisë se do të jetë neutrale lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Zëdhënësi i qeverisë maqedonase, Mile Boshnjakovksi ,ka thënë se kryeministri maqedonas Zoran Zaev i ka premtuar kryeministres serbe Ana Bërnabiq se Maqedonia do të jetë neutrale lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO. “Ne e kemi qëndrimin zyrtar”, ka thënë Boshnjakovksi dhe përsëriti se “Qeveria të hënën njoftoi se Maqedonia vendos për anëtarësim të Kosovës në UNESCO do të udhëhiqet nga qëndrimet e shumicës së vendeve të Bashkimit Europain ”, ka thënë ai për Netpress, transmeton lajmi.net. Blici serb, përkujton se kryeministri maqedonas Zoran Zaev kishte premtuar disa herë më herët se Shkupi do të mbante qëndrim neutral gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …