Miliona myslimanë në vende të ndryshme të botës kanë filluar agjërimin e muajit të Ramazanit

Miliona myslimanë në vende të ndryshme të botës kanë filluar agjërimin e muajit të Ramazanit

Miliona myslimanë në shumë vende të botës e veçmas në Azi dhe në Afrikë kanë filluar agjërimin e muajit të Ramazanit. Autoritetet në Arabinë Saudite, kanë njoftuar se hëna e re e Ramazanit është vënë re mbrëmjen e djeshme, dhe se muaji i Ramazanit ka filluar me atë paraqitje të hënës. Njoftime të ngjashme janë bërë edhe nga vende të ndryshme si  Indonezia, vendi më i populluar në botë me myslimanë, si dhe në Egjipt, Jordani, Katar, Turqi dhe vende të tjera. Myslimanët e përcjellin kalendarin hënor përmes një metodologjie të vëzhgimit të hënës dhe për këtë shkak disa shtete e fillojnë Ramazanin një ditë apo dy më vonë. Në këtë vit muaji i Ramazanit ka filluar në të njëjtën ditë në shumicën dërrmuese të vende islame. Muaji i agjërimit i gjen myslimanët në botë në vuajtje e persekutime, sidomos në Lindjen e Afërme dhe në shumë shtete, ku ndasitë e përçarjet janë thelluar dhe po manifestohen me qindra e mijëra të vrarë dhe të shpërngulur nga vatrat e tyre shekullore.

Kontrolloni gjithashtu

Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave

Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …