Dhjetëra miliona votues në 21 shtete të Bashkimit Evropian, mund të votojnë sot, në ditën e fundit të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. Gjermania, Franca, Italia, Bullgaria, Rumania, Kroacia dhe Hungaria, janë në mesin e shteteve, që sot mund të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Parlamentin Evropian prej 751 ulësesh. Shtatë shtete të BE-së tashmë kanë votuar, në zgjedhjet, që nisën më 23 maj, dhe rezultatet preliminare pritet të dalin sot pasi të përfundojnë votimet në të gjitha shtetet. Sondazhet sugjerojnë se partitë e ekstremit të djathtë, populistët euro-skeptikë nuk do të kenë rezultate të mira, ashtu siç kishin parashikuar disa vëzhgues.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …