Milioneri, Veton Surroi, bashkëpronar i kompleksit për të cilin dyshohet se u dhanë 410 mijë euro ryshfet

Milioneri, Veton Surroi, bashkëpronar i kompleksit për të cilin dyshohet se u dhanë 410 mijë euro ryshfet

Milioneri, Veton Surroi, i përzgjedhuri i Albin Kurtit në delegacionin e Kosovës për bisedime me Serbinë, përkrahësi me krejt kompaninë  e tij në fushatën e Vetëvendosjes,  është  i përfshirë në korrupsion me rastin e arrestimit të një grupi kriminal, në Shtërpce dhe në Brezovicë

 Gazeta Express bën të ditur se  në vitin 2020, lidhur me raportimet e asaj kohe, Veton  Surroi në një përgjigje për Gazetën Insajderi, kishte mohuar se është bërë ndonjë shkelje, derisa për vete kishte thënë se është aksionar i vogël. “Objekti në fjalë është pronë e Shoqërisë me përgjegjësi të Kufizuar ‘Stella Consulting’ , në të cilën jam aksionar minoritar. Një prej aksionarëve të kompanisë “Stella Consulting”, për të cilën Prokuroria pretendon se ka dhënë ryshfet Bratislav Nikoliqit, në këmbim të lejeve ndërtimore në Brezovicë, është edhe publicisti kosovar, Veton Surroi. Në këmbim të lejeve për ndërtim të shfrenuar në qendrën e skijimit në Brezovicë, dyshohet se ish-kryetari i Shtërpcës, Bratislav Nikoliq, ka marrë ryshfet nga disa pronarë të vilave e komplekseve atje.

Sipas dosjes së hetimeve, detajet e së cilës i ka publikuar Kallxo.com, një pjesë të madhe të ryshfetit që dyshohet se e ka marrë ish-kryetari i Shtërpcës, vjen prej një kompanie, ku aksionar është Veton Surroi. Emri tij është përmendur disa herë për ndërtime në Brezovicë, por ai ka thënë se lejet i ka marrë ligjshëm. Prokuroria thotë diçka krejt tjetër. Dyshimet e Prokurorisë janë këto: Nikoliq ka pranuar ryshfet një shumë prej 210 mijë eurove për të dhënë leje ndërtimore të vikend-shtëpizave për investitorin e “Stella Consulting”, dhe 200 mijë euro të tjera për dhënien e lejes ndërtimore për objektin hotelier të të njëjtit investitor. Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve emri i Surroit figuron në listën e aksionarëve me 30%, derisa aksionari tjetër është Gentjan Sula me 70% të aksioneve.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …