Miliq: Në veri ekzistojnë grupe pro-ruse

Miliq: Në veri ekzistojnë grupe pro-ruse

Jelena Miliq nga Qendra për Studime Euro-Atlantike, ka tërhequr vërejtjen mbi praninë e grupeve pro-ruse në veri të Kosovës. Gjatë publikimit të raportit ‘Big Deal’ për Marrëveshjet e arritura mes Kosovës dhe Serbisë, Miliq ka përmendur ekzistencën e grupeve të caktuara në veri, të cilat po mbledhin nënshkrime dhe të holla për t’i mbështetur partitë nacionaliste dhe pro-ruse në Serbi. “E kemi shikuar edhe aritmetikën zgjedhore në veri të Kosovës, çfarë do të ndodhë tani kur serbët kanë lista për zgjedhjet parlamentare që nuk janë vetëm nacionaliste, por janë edhe pro Putinit. Një prej grupeve të para pro-ruse të formuara ka mbledhur nënshkrime dhe të holla për atë mbështetje”, ka thënë Miliq. Ndërkaq, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, u shpreh se Qeveria e Kosovës nuk është në dijeni për praninë e organizatave të tilla pro-ruse në veri të vendit. Prania ruse në pjesën veriore të Kosovës është fakt i ditur kaherë. Në veri të Mitrovicës vepron prej kohësh një organizatë e vetëquajtur ‘jo-qeveritare’, e cila mban lidhje me krerët e strukturave ilegale në këtë pjesë. Pas aksionit të Policisë së Kosovës në vitin 2011, grupet me orientim pro-rus kanë dalë në sipërfaqe më shumë se kurrë. Asokohe, disa deputetë në Dumen ruse patën hedhur propozimin që serbëve të veriut t’u jepet nënshtetësia ruse, si mjet për të përligjur ndërhyrjen e Moskës në këtë pjesë të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …