Militanti partisë politike “Vetëvendosje”, Sadri Ramabaja ka kërkuar që të burgosurit në Hagë, të mos quhen krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meqë sipas tij, këta nuk janë drejtuesit e njëmend të UÇK-së. Ky mbrojtës i flaktë nëpër debate televizive i subjektit politik, Vetëvendosje, ka thënë se këta që po akuzohen padrejtësisht në Gjykatën e Hagës, janë përgjegjës që Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka mbetur pa përfaqësim real politik gjatë vitit 1998. “Unë nuk konsideroj se krerët e UÇK janë në Hagë, atje janë ata që kanë një lloj përgjegjësie direkte ose indirekte që UÇK në 1998 mbeti pa kokën reale politike. Wshtw politika e Kosovës e LDK, por edhe e Tiranës që kishte kontribuar që koka politike e UÇK të mënjanohej dhe ata që e njohin këtë situatë brenda UÇK e kanë parasysh. Sa më shumë t’i cilësojmë si krerë të UÇK aq më shumë do ta dëmtojmë UÇK. Sali Mustafa është dënuar 26 vjet dhe dënimi i tij ishte i ashpër, ndaj ka ardhur koha që me kthjelltësi të mendojmë si i citojmë ata që janë atje. Jemi në këtë situatë kur ka rrezik që lavdia e UÇK të dëmtohet seriozisht. Nuk mund të mbrohet kjo lavdi duke i cilësuar krerë të UÇK ata që defaktoja krijuan këtë gjykatë UÇK”, ka deklaruar mes tjerash gjatë intervistës për Euronews Albania, militanti i partisë politike “Vetëvendosje” Sadri Ramabaja, por pa tregu se kush na paska qenë, sipas tij, kreu i vërtetë politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …