Gjenerali serb, Millan Mojsilloviq, ka deklaruar se nuk do të ketë “Stuhi” të re, pasi ushtria e Serbisë, ka kapacitete për të mbrojtur serbët dhe popullatën joshqiptare në Kosovë. Në një intervistë për gazetën “Novosti”, Mojsilloviq ka deklaruar se gjendja e sigurisë në Serbi në tërësi është stabile, me ekzistimin e treguesve të destabilizimit të mundshëm të situatës në Kosovë. Ushtria serbe monitoron kërcënimet e mundshme ndaj Serbisë dhe është në gjendje t’i përgjigjet në mënyrë adekuate të gjitha rreziqeve të sigurisë. Mirëkuptimi i udhëheqjes shtetërore, me komandantin e përgjithshëm dhe presidentin e Republikës në krye, na mundësoi të përmirësojmë aftësitë tona në të gjitha segmentet shumë herë gjatë viteve të fundit dhe krijoi bazën që ushtria serbe të jetë “një faktor parandalues” mbi të cilin duhet llogaritur dhe si rrjedhim një “faktor paqeje” dhe stabiliteti në rajon. Ne jemi të hapur për bashkëpunim me partnerët si në Lindje dhe në Perëndim, të vetëdijshëm se ky bashkëpunim kontribuon në ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. Mendoj se ka një mirëkuptim për pozicionin tonë në botë”, ka saktësuar Mojsilloviq.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgim Lushtaku; Jam krenar që jam Shqiptar, krenar që jam Mysliman, dhe krenar që jemi vëllezër me të krishterët, në tolerancë e harmoni
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, në një postim të tij, i ka reaguar kryeministrit, Albin Kurti për deklaratën …