Millanoviq: E ftojmë Ukrainën të bëhet anëtare e NATO-s, por ka mes nesh nga ata që nuk duan ta njohin ekzistencën e Kosovës

Millanoviq: E ftojmë Ukrainën të bëhet anëtare e NATO-s, por ka mes nesh nga ata që nuk duan ta njohin ekzistencën e Kosovës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Millanoviç, i cili po merr pjesë në Samitin e NATO-s në Vilnius, tha se për sa i përket Serbisë është e mirëpritur në Bashkimin Evropian, por edhe se ka ende vende anëtare për të cilat çështja e pavarësisë së Kosovës është e diskutueshme. Duke vënë në dukje shumë kontradikta, Milanoviq tha se në samit ka folur për situatën në Kosovë, sulmin ndaj KFOR-it dhe nevojën e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Ne e ftojmë Ukrainën të bëhet anëtare e NATO-s dhe mes nesh ka ende nga ata që nuk duan të njohin ekzistencën e Kosovës, tha Millanoviq. Ai ka folur edhe për situatën në Bosnje dhe Hercegovinë, e cila  sipas tij është më e mirë se sa ishte, por megjithatë e  pakënaqshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …