Kryetari i Kroacisë, Millanoviq, i ofroi garanci Gjykatës Speciale, për mbrojtjen në liri të krerëve të UÇK-së

Millanoviq: Nuk është normale që Serbia ende të mos e njohë pavarësinë e Kosovës e të përkrah Rusinë kundër Ukrainës

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, në 27-vjetorin e çlirimit të rajonit kroat të Kninit nga serbët,  ka pyetur nëse është normale që sot të mos njihet ende pavarësia e Kosovës dhe të përkrahet Rusia në agresionin që po bën në Ukrainë, duke aluduar në Serbinë. Millanoviq në fjalimin e tij ka thënë se është shumë e lehtë të jesh president ose kryeministër në Serbi, pasi sipas tij, aty mendojnë të gjithë njësoj. “Po Serbia? Në atë vend nuk është e vështirë të jesh president, aq më lehtë të jesh kryeministër. Në atë vend të gjithë mendojnë njësoj. A është normale të mos e njohim Kosovën, t’i japim mbështetje Rusisë? Ne kemi detyrimet tona, ushtrinë tonë, në të cilën duhet të investojmë. Ushtria jonë është anëtare e NATO-s, por detyra e saj është të mbrojë integritetin kroat. Mbrojtja e çdo centimetri të territorit, mbrojtja e popullatës dhe e pushtetit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Sipas tij, Kroacia ka pasur një rrugë të vështirë deri në çlirim të plotë dhe nuk ka marrë asgjë falas. Ne jemi të vetëdijshëm se ky vend është e vetmja gjë që ka rëndësi për ne, se ne jemi të vetmit që kujdesemi vërtet për këtë vend dhe se të gjithë të tjerët janë vetëm një vëzhgues”, ka thënë Milanoviqi në përkujtimin e “Ditës së Fitores”. Kroacia shënoi të premten 27-vjetorin e dëbimit të forcave serbe nga rajoni i Kninit. Serbia vazhdon të vajtojë se gjatë këtij aksioni janë vrarë 2.000 serbë dhe se janë shpërngulur 250 mijë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …