Ministri i Mbrojtjes së Serbisë dhe kryetari i Partisë Progresive Serbe, Millosh Vuçeviq, ka thënë se nuk e di pse qytetarët e Serbisë qendrore janë të irrituar me vendimin që automjetet me targa RKS të qarkullojnë lirshëm në Serbi, pa stikera. Lërini të udhëtojnë kosovarët. 300 mijë deri 500 mijë njerëz do të shkojnë në Bashkimin Evropian, pas liberalizimit të vizave. Të tregohemi pak të mençur politikisht, na duhet pak politika e Millosh Obrenoviqit, pak durim.. Ai vlerësoi se duhet parë në pamje më të gjerë, kush çfarë fiton dhe kush çfarë humb, duke thënë se Serbia me atë vendim “nuk humb asgjë dhe nuk fiton asgjë. Ata udhëtojnë në vendet ku u janë hequr vizat. Pra, për çfarë jeni të mërzitur? Jini pak të zgjuar politikisht. Cili është problemi që po shkojnë në Zvicër, Gjermani apo kudo që shkojnë? Lërini të shkojnë atje ku mendojnë se është më mirë. Aleatët e tyre ua hoqën vizat, ndaj le të shkojnë atje tek ata”, ka përfunduar Vuçeviqi.
Kontrolloni gjithashtu
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe. Nga stuhia që ka përfshirë …