Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviç ka deklaruar se situata në Kosovë është e tensionuar dhe incidenti më i vogël mund t’i çojë gjërat në drejtim të padëshirueshëm. Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është edhe një herë duke u dërguar mesazhe serbëve se nuk janë të mirëseardhur, shkruan RTS. “Gjithçka që dëshiron Kurti është që Kosova tërësisht të pastrohet nga serbët. Komandanti i KFOR-it është në komunikim të vazhdueshëm me Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe dhe KFOR-i është i vetëdijshëm për obligimet e tij, është garantues i paqes dhe është i obliguar që të mbrojë të gjithë qytetarët në Kosovë, pavarësisht nga kombësia”, theksoi ai. Vuçeviç shtoi se Serbia po bën gjithçka që problemet me Prishtinën t’i zgjidhë përmes dialogut, sepse kjo është zgjidhja e vetme racionale.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …