Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka akuzuar Serbinë se po punon me këmbëngulje në favor të dëmtimit të vendit të tij, duke thënë se Beogradi zyrtar i viteve 1990 çfarë bëri në Kroaci, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Kosovë, të njëjtën po ia bën edhe Malit të Zi. Ai këto komente i bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nga rajoni në Forumin e Pestë të Gazetarëve. Gjukanoviq ka thënë se fryma e urrejtjes drejt Malit të Zi është rritur, e cila është arsyeja pse sot marrëdhëniet midis dy vendeve janë në nivelin më të ulët të mundshëm.
