Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ka deklaruar se Kosova dhe Serbia nuk kanë zgjidhje tjetër deri në arritjen e marrëveshjes përmes planit franko-gjerman. Sipas tij, të gjitha idetë e tjera, “si mbajtja e një konflikti të ngrirë, janë në fakt një funksion i doktrinës së shkatërrimit ndaj Evropës dhe Ballkanit Perëndimor si një rajon evropian. Milo Gjukanoviq shtoi se marrëveshja është e vetmja rrugë përpara për Kosovën dhe Serbinë. E di që në ditët në vijim do të vazhdojnë diskutimet në Bruksel për dokumentin shoqërues, planin e zbatimit. Shpresoj se do të ketë një marrëveshje edhe për këtë plan, tha ai për Dojçe Vele duke shfaqur shpresën që palët ta arrijnë marrëveshjen mes njëra-tjetrës.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …