Gjukanoviq

Milo Gjukanoviq: Me zhvillimin demokratik të shoqërisë kemi arritur të zmbrapsim sulmin e nacionalizmit serbomadh

Procesi i reformimit të Partisë Demokratike Socialiste të Malit të Zi duhet të përfundojë në mënyrë që partia t’i përballojë  me sukses sfidat që e presin në periudhën e ardhshme, tha kryetari e kësaj partie  Milo Gjukanoviq, duke shtuar se do të ketë edhe ndryshime në kreun e Qeverisë. Gjukanoviq theksoi se ne mund të krenohemi me kontributin që partia ka dhënë në 18 muajt e fundit në fushën e zhvillimit demokratik të shoqërisë dhe se kemi arritur të zmbrapsim sulmin e nacionalizmit serbomadh dhe gjatë gjithë kohës, dhe nga opozita, të marrë parasysh në mënyrë adekuate interesat shtetërore”, thuhet në deklaratën e PDS-së së Malit të Zi. Në muajin shkurt janë paraparë tri seanca parlamentare që janë:  shkarkimi i zëvendëskryeministrit Dritan Abazoviq, shkurtimi i mandatit të Kuvendit dhe  mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë së udhëhequr nga kryeministri,  Zdravko Krivokapiq. Dritan Abazoviq ka pohuar në disa raste se kërkon një qeveri të pakicës ndërsa kohët e fundit po refuzon edhe mbledhjet e thirrura nga kryeministri, Krivokapiq.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …