leoni

Gjukanoviq: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kisha Ruse janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse

Milo Gjukanoviq: Pasi Serbia humbi Kosovën, Mali i Zi duket të jetë kompensimi më tërheqës për Serbinë e madhe

Nacionalizmi i madh serb dëshiron të përfitojë nga rirregullimi gjeopolitik, pavarësisht faktit se Ballkanit tashmë kjo i ka kushtuar 150,000 jetë njerëzish, ka thënë kryetari malazez, Milo Gjukanoviq. Duke folur për destabilizimin e rajonit vitin e kaluar, ai vuri në dukje se ishte një përpjekje për të rinovuar politikat e vjetra, retrograde të ndërtimit të shteteve të mëdha në Ballkanin Perëndimor dhe se ideja u nis si një alternativë për krijimin e shteteve të mëdha, etnikisht dhe fetarisht homogjene. Ai theksoi se nuk ka dyshim se udhëheqja shtetërore e Serbisë, e kryesuar nga Aleksandar Vuçiq, qëndron pas kësaj. “Pasi Serbia humbi Kosovën, Mali i Zi duket të jetë kompensimi më tërheqës dhe një pjesë e pashmangshme në mënyrë që të mbajë gjallë idenë e Serbisë së madhe”, beson Gjukanoviqi. Sipas tij, Kisha Ortodokse Serbe është një instrument për realizimin e nacionalizmit serbomadh.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …