Milo Gjukanoviq

Milo Gjukanoviq: Rusia po përqipet të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve duke i blerë votuesit

Kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, është cituar të ketë deklaruar se grupi i liderëve partiakë të bashkuar rreth “Frontit të koalicionit”, me sasi të madhe të parave të marra nga Rusia përmes kanaleve sekrete, po përpiqen të ndikojnë në rezultatet nga zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi. “Ekzistojnë njerëz të cilët janë të gatshëm për një shumë të vogël parash të luajnë me interesat kombëtare, që është e papërgjegjshme, jopatriotike dhe jodinjitoze”, deklaroi kryeministri malazias. Ai theksoi se gjeneratat e paraardhësve të popullit malazez edhe pse kanë jetuar në varfëri, nuk i kanë shitur interesat shtetërore, transmeton Tanjug. “Edhe tani, është gjetur një grup i liderëve partiakë të mbledhur rreth Frontit të koalicionit, i cili siç duket me shumë të madhe parash të dorëzuara nga Rusia përmes kanaleve të fshehura, tenton të ndikojë në rezultatet nga zgjedhjet. Do të thotë se i sakrifikon interesat kombëtare, i shet interesat kombëtare të Malit të Zi për Rusinë, në matjen e tij të fuqisë me perëndimin, për ta treguar rëndësinë e tij”, vlerësoi Gjukanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …