Gjukanoviq: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Kisha Ruse janë anti-malazeze dhe anti-ortodokse

Milo Gjukanoviq: Serbia e do Kosovën pa shqiptarë e Malin e Zi pa malazez

Milo Gjukanoviç, presidenti i Malit të Zi, ka akuzuar rëndë presidentin e Serbisë, Vuçiç. Ai ka thënë për BLIC se Vuçiç e do Kosovën pa shqiptarë dhe Malin e Zi pa malazezë. Sipas Gjukanoviç, qëllimi i Serbisë është të rimarrë Kosovën por pa shqiptarë në të. Ai e ka cilësuar presidentin serb një ‘nacionalist të deklaruar, i cili kritikon ish-qeverinë serbe për lëshimin e Malit të Zi’. ‘’Kemi një manovër të mediave të kontrolluara të Beogradit në mënyrë që të fitojë pikë politike në fushën e brendshme, që Vuçiç të tregojë se sa fuqishëm i reziston qendrave të forta ndërkombëtare. Është një histori e ekzagjeruar. Ajo që po bëjnë në thelb, po luftojnë për ta kthyer Kosovën. Ata do të donin Kosovën, por pa shqiptarë. Siç do të donte Malin e Zi, por pa malazezët. Është e qartë se për Beogradin, Mali i Zi do të ishte kompensimi i vetëm real për Kosovën” – thotë Gjukanovic.

Ai shton se Vuçiç shpesh ankohet në bisedat rrethe të ngushta për “lëshimin e Malit të Zi” në 2006. Mos harroni se çfarë shkruan Darko Hudelist për Vuçiçin dhe vuajtjet e tij një ditë pas referendumit malazez, në çfarë gjendje e gjeti atë në shtëpinë e tij. Ishte një ngjarje me të cilën nacionalisti i deklaruar serb Vuçiç nuk mund të pajtohej” – tha Gjukanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …