Kryetari i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, u shpreh sot se çelësi i zgjidhjes së problemeve në rajon është epilogu i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, në forumin “To Be Secure” që po mbahet në Mal të Zi. Në këtë forum po merr pjesë edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Gjatë fjalimit të tij, ai ka thënë se sfidë mbetet rrugëtimi më i shpejt i vendeve të rajonit në perspektivën evropiane. Kreu i shtetit ka theksuar se Kosova është një storie e suksesit dhe kjo rrit përgjegjësinë e lidershipit që t’i nis hapat konkret për integrime evropiane. Thaçi e ka përsëritur se është i pakënaqur me Bashkimin Evropian pasi këta të fundit nuk e kanë plotësuar premtimin për liberalizimin e vizave.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …