Milorad Dodik

Milorad Dodik i ka dërguar ftesë zyrtare kryetarit, Hashim Thaçi, për të marrë pjesë në samitin e SEECP, në Sarajevë

Kryesuesi i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Milorad Dodik, i ka dërguar ftesë zyrtare kryetarit të Kosovës Hashim Thaçit për të marrë pjesë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, njofton portali Klix.ba. Mediat boshnjake përkujtojnë se presidenti i Kosovës muajin e  kaluar ka refuzuar të marrë pjesë në konferencën vjetore të BERZH-it në Sarajevë për shkak se Bosnja nuk e ka pranuar Kosovën. Samiti do të fillojë më 1 korrik 2019, ndërsa janë planifikuar takime të ministrave dhe presidentëve të vendeve të Evropës Jugore në Jahorinë dhe në zyrën e Presidencës së BeH.  Kryetarët  e shteteve të rajonit do të priten në tepihun e kuq para ndërtesës së Presidencës së Bosnjës ku do të jenë të vendosur pjesëtarët e Forcave të Armatosura të këtij shteti. Ftesa me nënshkrimin e Dodik tashmë u janë dërguar kryetarëve të rajonit dhe kryetarit Hashim Thaçi, nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme. Po ashtu, ftesat janë dërguar edhe në adresat e të gjitha ministrive të Jashtme të vendeve të Samitit të Procesi i Bashkëpunimit në Evropën Juglindore- SEECP.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …