Kryesuesi i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, deklaroi të hënën se nuk do të vijë në Kosovë, kur të mbahet takimi i radhës së Samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës. Ai këto komente i bëri sot pas takimit me kryetarin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan në Sarajevë, ku po mbahet samiti SEECP, në të cilën nuk merr pjesë Kosova. Kur bëhet fjalë për mbajtjen e forumit në Kosovë, e cila është kryesuese e SEECP, Dodik tha se nuk ka nevojë të jetë pjesë e tij. “Kjo do të jetë presidencë e pasuksesshme e SEECP. Unë prej 20 korrikut nuk do të jem më kryesues dhe le të vendosin, por në formatin në të cilën BeH nuk e njeh statusin e Kosovës. Ka një modalitet për bashkëpunim dhe me siguri dikush do të shkojë në emër të Bosnjës,” tha Dodik. Ndryshe, kryetari i Kosovës Hashim Thaçi nuk ka marrë pjesë në samitin në Sarajevë, pasi ftesa nga Dodik ishte dërguar me fusnotë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …