Milosh Vuçeviq: Nuk jam optimist sa i përket një ujdie mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel

Milosh Vuçeviq: Nuk jam optimist sa i përket një ujdie mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel

Ministri i mbrojtjes së Serbisë, Milosh Vuçeviq ka deklaruar se nuk është optimist sa i përket një ujdie mes Kosovës dhe Serbisë,  në Bruksel, por shtoi se sado që të zgjasin negociatat e sado që të jenë të vështira do të ishin një zgjidhje më e mirë se konflikti. Po ashtu  nuk e konsideron as sukses një shtyrje prej 10 muajsh por me kusht se kjo do të zgjidhej më pas me kompromis të të dy palëve. Ne e prisnin ditën e fundit para se Prishtina të niste të gjobitjen për tabelat. Çfarë do të thoshte shtyrje e vendimit të Prishtinës? Ne do të mendonim se jemi lehtësuar pak, por nëse ne si Serbi do të pranonim që kjo të shtyhej për 10 muaj, e që pas tyre të zbatohej, kjo s’është sukses.  Ajo që do të duhej të bëhej është që të anulohet vendimi i Prishtinës për 10 muaj, në mënyrë që ndërkohë të gjendej zgjidhja e pranueshme për të dy palët. Situata është jashtë zakonisht e rëndë për ne, pas askush nuk dëshiron eskalimin në terren.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …