Milovan Drecun, parandalimin e një sulm terrorist nga Policia e Kosovës dhe gjetjen e një arsenali të plotë me armë e quan të montuar.

Milovan Drecun, zbulimin e një arsenali të plotë me armë nga Policia e Kosoves në veri e quan të montuar

Kryetari i të ashtuquajturit Komision Parlamentar për Kosovën në Kuvendin serb, Milovan Drecun, ka thënë se se gjithmonë është e mundur që dikush të projektojë incidente dhe provokime, duke iu referuar situatës në veri. Sipas tij, rasti i fundit ku policia parandaloi një sulm terrorist dhe gjeti një veturë plotë me armë, është diçka e montuar. “Ju me kaq naivitet vendosni një veturë, bashkë me pjesëtarët e KFOR-it dhe menjëherë filloni një fushatë mediatike-propagande, është plotësisht e qartë se vetura ishte e vendosur, me armë, me bomba molotov, nuk e kanë futur gjithçka brenda, megjithëse Unë mendoj se ata duhet të kishin vendosur një kamion”, tha Drecun. “Duhet të jemi gati për përkeqësim të mëtejshëm të situatës”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …