Milva Ekonomi: Çështja McGonigal nuk ka lidhje me shtetin shqiptar dhe as me Kryeministrin Rama

Milva Ekonomi: Çështja McGonigal nuk ka lidhje me shtetin shqiptar dhe as me Kryeministrin Rama

Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi në fjalën e saj sot në Kuvend, tha se, “çështja MecGonigal nuk ka lidhje me shtetin shqiptar dhe as me Kryeministrin Rama”. Ajo vuri në dukje se deputetët e opozitës, vijnë me çështje pa thelb. Ata morën me çështjen McGonigal, por në fakt e keni ndjekur diskutimin që ka bërë Departamenti Amerikan i Shtetit, këtë kohë? E patë ju daljen e zotit Eskobar në mediet, dhe tha se çështja MecGonigal i takon FBI-së. Ndërsa deklaroi se ‘për ne Shqipëria është një vend strategjik. Çështja McGonigal nuk ka asnjë lidhje me politikën e bashkëpunimit të mirë që ne kemi me Shqipërinë’”, u shpreh ajo. Në këtë kontekst, vijoi Ekonomi, “i bëj thirrje opozitës që kur vijmë këtu, të jetë e informuar në mënyrën më të plotë”. “Çështja McGonigal nuk ka lidhje me shtetin shqiptar dhe as me Kryeministrin Edi Rama. Dosja hetimore ka shkuar në gjyq dhe prokuroria amerikane ka ngritur akuzën vetëm për një person dhe ky është McGonigal. Ministrja Milva Ekonomi  tha se “çështjen e keni mes jush është se kush do të marrë të bëjë opozitën e vërtetë. Ne nuk kemi kohë të jetojmë me këto farsat tuaja. Ju duhet të vini këtu si një opozitë e re që fokusohet për zhvillimin e vendit. (ATSH)

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …