leoni

Mimi Kodheli shpallet “Qytetare Nderi” e Komunës së Drenasit

Mimi Kodheli shpallet “Qytetare Nderi” e Komunës së Drenasit

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli është shpallur “Qytetare Nderi” e Komunës së Drenasit. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, Kodheli tha se këtë nderim ia kushton babait të saj të ndjerë që kishte punuar fort për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi. Në ceremoninë e organizuar në Drenas, kryetari i komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci priti fillimisht në sallën e mbledhjeve ministren Kodheli. Më pas vijoi seanca solemne në sallën e Kuvendit të Komunës, ku dekretin e shpalljes “Qytetare Nderi e Komunës”, e lexoi kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj. “Zonja e nderuar, Mimi Kodheli shpallet ‘Qytetare Nderi’ e Komunës për kontributin e çmuar dhe përkrahjen e pakursyer për çlirimin e Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës dhe vënien e interesave të Kosovës në axhendat integruese euro-atlantike. Për personalitetin e fuqishëm motivues dhe inspirues të lartësimit të gruas shqiptare në Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës dhe të fuqizimit të saj duke qenë në vendimmarrje. Dëshmoi me angazhimin e saj të pashoq se gruaja shqiptare denjësisht ka promovuar dhe lartësuar vlerat kombëtare”, thuhet në motivacionin që shoqëronte dhënien e këtij titulli. Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci vlerësoi se ministrja Kodheli me përkushtim të pashoq, ka lartësuar Shqipërinë, Kosovën dhe kombin shqiptar. “Keni argumentuar fuqinë e barazisë gjinore, dëshmuat aftësinë e gruas shqiptare në politikë dhe vendimmarrje. Vendin e rezervuar për burrat e Shqipërisë, për Ministrinë e Mbrojtjes, e udhëhiqni me dinjitet. Ju keni vijuar rrugën e grave të shquara të kombit, si ministre shqiptare në NATO, duke prezantuar kombin tonë dhe Republikën e Kosovës me aspiratën për të qenë pjesë e saj. Lidhja juaj emocionale me Kosovën, në veçanti me heroinat e Drenicës, na motivuan t’ju shpallim ‘Qytetare Nderi’ e Drenasit dhe Drenicës së Komandantit tonë legjendar Adem Jashari”, tha kryetari Lladrovci duke i dhuruar titullin “Qytetare Nderi e Komunës”, ministres Kodheli. Pas përfundimit të seancës solemne, Kodheli bëri homazhe pranë varrit të dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovci në Gllanasellë të Drenasit.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …