Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, duke komentuar deklaratën e kryetarit francez Emmanuel Macron për vizat, tha se me këtë rast është kuptuar mirëfilli sesa e rëndë është situata në Kosovë. Ajo që më bëri më shumë përshtypje është jehona shumë e madhe në opinionin publik, që tregon se sa e ndjerë dhe sa e rëndë është situata në Kosovë”, tha zonja, Mimoza Ahmetaj Ndërsa sa i përket deklaratës së Macronit, Ahmetaj tha se ajo ishte më shumë si një ultimatum për Kosovën. Deklarata e tij ishte më tepër një ultimatum për establishmentin politik në Kosovë duke e ditur se opinioni publik do të reagonte dhe do ta mobilizonte sigurisht edhe kryeministrin dhe presidenten që të këndellen”, deklaroi ish-ministrja, Ahmetaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …