Mimoza Ahmetaj merr mbështetje nga O’Conell në rrugën drejtë integrimeve evropiane

Mimoza Ahmetaj merr mbështetje nga O’Conell në rrugën drejtë integrimeve evropiane

Ministrja e Integrimit Evropian, Mimoza Ahmetaj është takuar sot me ambasadorin e Britanisë në Kosovë, Ruairi O’Connell. Ajo falënderoi ambasadorin O’Connell për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Britania për Kosovën në  zhvillimin e vendit dhe përkrahjen në arenën ndërkombëtare, në veçanti gjatë negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit dhe për të avancuar në tërësi agjendën evropiane. Ata diskutuan për zhvillimet në kuadër të procesit të Integrimit Evropian, zhvillimet aktuale nëpër të cilat po kalojnë institucionet dhe shoqëria e Kosovës me implementimin e MSA-së, proceset që ndërlidhen me agjendën evropiane, nga zhvillimi i politikave gjeostrategjike , zhvillimet në rajon dhe deri tek lëvizja e lirë e qytetarëve të vendit. Ambasadori O’Connell i konfirmoi ministres përkrahjen e fuqishme të Britanisë së madhe për Kosovën në arenën ndërkombëtare, në procesin e shtetndërtimit dhe avancimit në marrëdhëniet e jashtme.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …