Ish-ministrja e Integrimeve, Mimoza Ahmetaj, ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme si zgjidhje për krizën aktuale politike në Kosovë. “Shkuarja në zgjedhje sa më herët është zgjidhja reale për të mirën e qytetarëve të Kosovës. Ajo theksoi se administrata aktuale ka sjellë vetëm sanksione dhe ndëshkime për Kosovën, dhe nuk pret që situata të përmirësohet. “Patëm mjaftueshëm kohë, katër vjet, për të parë se sa kanë mundur të bëjnë dhe sa kanë bërë. E gjithë ajo që është bërë ka qenë dëme për Kosovën. Mimoza Ahmetaj shprehu shqetësimin se vendi mund të përballet me skandale dhe ndëshkime të tjera nëse qeveria aktuale vazhdon të mbetet në pushtet.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …