Zonja Mimoza Kusari, në një konferencë për medie, pas aprovimit të projektligjit, ku përjashtohet rritja e pagave për veteranët kishte pyetur përfaqësuesin e Listës Serbe se “nëse do të ketë protesta për Projektligjin, a do të jeni edhe ju pjesë e protestave”, duke aluduar kështu në protestën që kishin thirrur shoqatat e dala nga lufta. Fyerja që kjo krijesë shëtitëse politike u ka drejtuar veteranëve ka për qëllim zemërimin e tyre dhe mundësisht eskalimin e situatës, duke qenë se Qeveria ndodhet para kolapsit dhe sfidave me të cilat kurrsesi nuk po mund të përballet.
