Një shkresë e Kryesisë së Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje, në Gjakovë bëhet me dije se shefja e grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila, është duke i uzurpuar ndërmarrjet publike që operojnë në këtë Gjakovë, përmes punësimit në to të njerëzve të saj të afërt. Në fakt, për qendrën që udhëhiqet nga deputeti, Agon Batusha, po është shqetësuese kjo dukuri. Por, jo për shkak të fenomenit, por po i brengos fakti se si kjo po mund bëhet vetëm nga Kusari-Lila dhe “Alternativa” e saj, derisa thuhet se Vetëvendosje në Gjakovë po përballen “me shakanë cinike që Lëvizja nuk ekziston”. Një mori pozitash në ndërmarrjet publike dhe spitalin regjional të Gjakovës po del se i ka kapur shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje përmes forcës së pushtetit qendror. Këto punësime, partisë së kryeministrit Albin Kurti po i shkaktojnë edhe pakënaqësi brenda saj. Të paktën në qendrën e Vetëvendosjes në Gjakovë, ato janë përmbledhur në një shkresë 5 faqesh, ku identifikohen rastet e kapjes së institucioneve nga ana e shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …