Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e zgjedhur në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ligjërisht ajo është deputete e kësaj të fundit. Ajo ka theksuar se ka garuar bashkë me Vetëvendosjen dhe sipas saj “ligjërisht kjo parti i ka 29 deputetë në Kuvend”. Kusari-Lila ka potencuar se pavarësisht se përfaqëson Alternativën nuk dëshiron që dikush të përdorë këtë situatë për kalkulime pas zgjedhore. Ajo ka thënë se LDK ka mundur t’i ndryshojë disa gjëra vetëm para zgjedhjeve dhe sipas saj tashmë gjërat kanë ndryshuar.“Është jokorrekte nga LDK të përdorë në thelb emrin tim për një qasje të bashkëpunimit me Vetëvendosjen. Çka do të ndodhte nëse NISMA nuk do ta kalonte pragun e që atëherë VV do të kishte 32 deputetë e LDK 29?”, është shprehur ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …