Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka konsideruar se nuk është fare e lehtë që marrëveshja përmbyllëse me Serbinë të arrihet brenda vitit 2018. “Në këtë vit kalendarik është gati e pamundur që të përmbyllet, duke e marrë parasysh edhe trendin, edhe moszbatueshmërinë e marrëveshjeve të arritura deri më tani. Sipas Kusari-Lilës, së pari duhet që të arrihet një konsensus i brendshëm rreth këtij procesi.Konsiderojmë që është e domosdoshme të gjitha partitë politike shqiptare, pozitë e opozitë, të ulen së bashku dhe të kenë një platformë të përbashkët. Vetëm kështu mund të arrihet konsensusi. Nëse jo, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme, në mënyrë që të ketë institucione kredibile, të cilat mund të arrijnë që ta ndërtojnë konsensusin e përbashkët”, ka saktësuar ajo.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …