Kandidatja për kryetare të Gjakovës nga Alternativa, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për keqpërdorimet që janë bërë me statusin e veteranëve për votë. Kusari-Lila, e cila më 19 nëntor do të përballet në balotazh për kryetar të Gjakovës me Ardian Gjinin e AAK-së, ka thënë se i tërë procesi i statusit të veteranëve është në prokurori. “Deri në ditët e fundit para zgjedhjeve janë ndarë certifikata të veteranëve. Në anën tjetër, ndodh presioni tjetër duke shfrytëzuar mungesën e informacionit, i thuhet veteranit se ‘unë e di ku ki me votu ti dhe në qoftë se s’ma jep votën unë ta garantojë se kemi me të heq prej listës së veteranit’. Dhe kjo besohet”, ka thënë Kusari-Lila. Ajo thotë se ajo ka informacione nga tereni se certifikata të statusit të veteranit janë shpërndarë deri në natën para zgjedhjeve në tërë rajonin e Dukagjinit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …