Mimoza Sojeva-Pajaziti është rizgjedhur kryesuese e grupit të grave në Ferizaj

Gratë asambleiste të Kuvendit të Komunës së Ferizajt me shumicë votash kane rizgjedhur për herë të dytë si kryesuese të grupit të grave Mimoza Sojeva-Pajazitin.

Pas zgjedhjes si kryesuese e këtij grupi, Sojeva ka thënë se angazhimin e saj do ta vazhdojë tutje duke përmbushur të gjitha synimet për barazi gjinore.

“Këtë udhëheqje që e marr përsipër për herë të dytë e konsideroj një provë tjetër e nevojës së fuqisë së grave në politikë dhe e vlerësimit të një pune të vazhdueshme për komunën tonë.

Angazhimi im për të përmbushur synimet tona për barazi gjinore dhe për të shpërblyer besimin që keni treguar, do të jetë edhe më i fortë dhe më i vendosur. Së bashku, do të vazhdojmë të ndërtojmë një shoqëri ku fuqia dhe zëri i grave do të ketë ndikim pozitiv në politikë dhe në vendimmarrjen kritike”, tha Sojeva-Pajaziti.

Grupi i grave ka zgjedhur Jehona Mustafen- nënkryetare të grupit të grave, Flora Islamin-sekretare, dhe anëtare Agnesa Bobi-Syla dhe Flora Abdullahu, ndërsa kontribut të çmuar në përkrahjen e grave do të japin të gjitha anëtarët e Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …