Minatorët e minierës Trepçës paralajmërojnë eskalim të situatës nëse dialogohet me Serbinë për këtë ndërmarrje

Minatorët e minierës sëTrepçës paralajmërojnë eskalim të situatës nëse dialogohet me Serbinë për këtë ndërmarrje

Minatorët e minierës Trepça në Stantërg kanë paralajmëruar eskalim të situatës nëse në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë zhvillohen bisedime për Trepçën. Ata kanë tërhequr vërejtjen qeveritarëve që të kenë kujdes që Trepça të mos përfshihet assesi si temë e këtij dialogu, në të kundërtën paralajmëruan greva dhe protesta. Gani Osmani, kryetar i sindikatës së punëtorëve të Trepçës në Stantërg, ka bërë të ditur se minatorët janë të shqetësuar tejmase rreth disa zërave se Trepça mund të jetë temë e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, pakënaqësia mund të nxjerr situatën nga kontrolli dhe t’i detyrojë minatorët të hynë në grevë dhe protesta, andaj ka apeluar tek qeveritarët të kenë kujdes çka po nënshkruajnë. /kp/

Kontrolloni gjithashtu

Përplasje verbale në Kuvendin e Prishtinës për Planin Zhvillimor Komunal 2025–2033

Një përplasje verbale ka ndodhur sot në Kuvendin Komunal të Prishtinës ndërmjet ish-nënkryetarit Dardan Sejdiu …