Minatorët janë duke kërkuar me ngulm një zgjidhje, pasi kriza po rrezikon stabilitetin e gjendjen sociale të qindra familjeve

Minatorët e Trepçës dhe përfaqësuesit e tyre janë duke kërkuar me ngulm një zgjidhje, pasi kriza po përkeqësohet dhe po rrezikon stabilitetin e sektorit minerar dhe mirëqenien e qindra familjeve. Në lidhje me mos ekzekutimin e pagave janë deklaruar nga Sindikata e “Trepçës”. Kreu i Sindikatës, Ibrahim Jonuzi deklaron për Front Online se ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare. Letra e dërguar dje, sipas tij, ka shkaktuar konfuzion për shkak të mos koordinimit dhe ka bllokuar situatën. Ai thekson se gjendja vetëm po shkon duke u rënduar, derisa thotë se nuk mund të parashihet çfarë do të ndërmarrin minatorët. “Ende nuk kemi marrë përgjigje zyrtare ,dje ka ardhur një letër propozim, mirëpo po del qe janë të pakoordinuar mirë, pavarësisht se dje ka ardhur ajo letër, sot është blloku gjithçka. Tash ankesat janë zakonisht shumë të rënda, sepse gjendja veç po shkon tu u rëndu po nuk mundemi me parashikuar çka kane me ndërmarrë”, tha ai.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …