Minatorët pensionistë falënderuan kryetarin Bahtiri për mbështetje

Përfaqësuesit  e Sindikatës së Pavarur të Pensionistëve të Parakohshëm të “Trepçës” falënderuan kryetarin e komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, për mbështetjen e ofruar në realizimin e kërkesave të tyre në lidhje me përmirësimin e gjendjes së vështirë materiale.

Në shenjë falënderimi për interesimin e treguar gjatë gjithë kohës prej se është në krye të komunës, ata i dhuruan kryetarit Bahtiri  një hartë të Kosovës të punuar me kristale të Trepçës.

Ramadan Ademi,  përfaqësues i minatorëve pensionistë, në emër të gjithë minatorëve falënderoj kryetarin Bahtiri për vullnetin e treguar dhe përkushtimin e tij për të përkrahur minatorët pensionistë në realizimin  e kërkesave të tyre.

“Ju kryetar Bahtiri prej se keni ardhur në krye të komunës së Mitrovicës jeni interesuar shumë për përmirësimin e gjendjes së  rëndë ekonomiko-sociale në të cilën gjenden ish-minatorët e “Trepçës”. Prandaj sot jemi këtu për të ju falënderuar si mik e dashamirë i yni dhe për të ju dëshiruar suksese të mëtutjeshme në punën tuaj si kryetar i komunës ”, tha ai.

Kryetari Bahtiri ju tha përfaqësuesve të minatorëve pensionistë të Trepçës se prej se mbanë në mend, është krenuar me Trepçën dhe minatorët e saj.

”Dikur Trepça ishte gjigant ekonomik i Kosovës dhe një prej ndërmarrjeve më të mëdha të ish-Jugosllavisë. Minatorët ishin njerëzit më të dashur dhe më të çmuar për ne mitrovicasit, por besoj edhe për të gjithë kosovarët. Sot ata janë një kategori e shoqërisë tonë  që kanë shumë probleme, për zgjidhjen e të cilave institucionet e vendit, nuk kanë bërë sa duhet. Unë ndjehem shumë i lumtur që më është dhënë mundësia që të bëj aq sa mundem për përmirësimin e gjendjes së minatorëve pensionistë, por edhe të gjithë minatorëve të tjerë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …