Ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemajl Minxhozi ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë në vazhdimësi ju ka bërë thirrje vendeve të Bashkimit Evropian që Kosova të ketë liberalizimin e vizave. Ai ka theksuar më tutje se Qeveria shqiptare ndërmjet institucioneve të ndryshme, kryeministrit ka bërë apel vendeve të BE për të liberalizuar vizat për Kosovën që edhe Kosova të jetë pjesë e Ballkanit Perëndimor. Dhe unë besoj që ky presion i Shqipërisë ndaj institucioneve relevante evropiane do të jetë në rritje”. Ne duhet të rrisim bashkimin ndërmjet vetes, bashkimin ekonomik. Sepse duhet të fillojmë nga bashkimi ekonomik, i cili ka mundësi për tu avancuar më tej. Shqipëria dhe Kosova kanë një shkëmbim 300 milionë euro. Mundësitë janë shumë më tepër për 500 milionë euro. Por ne duhet të heqim disa barriera dhe një ndër to janë disa vendime të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të njerëzve, kapitaleve pa pengesa në kufi. Nuk ka datë është proces dhe ajo që është e rëndësishme është të heqim kufi”, ka porositur Ambasadori i Shqipërisë në vendin tonë, Qemajl Minxhozi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …