Minir Bedri Thaçi (14.4.1965 - 9.4.1999)

Minir Bedri Thaçi (14.4.1965 – 9.4.1999)

Fshati Trimor, afër Kaçanikut çmoi dhe ruajti karakterin e moçëm të Odës dhe të mikëpritjes shqiptare. Gjatë luftës ishte çerdhe e veprimtarisë së UÇK-së, në veçanti e Komandës së Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Në këtë fshat, më 14 prill të vitit 1965, lindi Minir Thaçi, i cili rrjedh prej një familje me tradita bujare dhe ide patriotike. Ishte fëmija i parë i Bedriut dhe Hajrijes. Shkollën fillore deri në klasën e pestë e kreu në fshatin e lindjes, kurse tri vitet e tjera në shkollën fillore “Emin Duraku” në Kaçanik, të mesmen në gjimnazin “Skanderbeu” po ashtu në Kaçanik.

Qysh në shkollën e mesme shfaq interesim të organizonte protesta dhe te jetë pjesmarrës në shumë tubime kundër pushtuesit serb dhe ishte në përcjellje të UDB.
Në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës kyçet në tetor të vitit 1998. në fillim nga komanda e brigadës angazhohet në vëzhgimin e terenit në aktivizimin e të rinjëve dhe bartjen e armatimit me qëllim për t’i furnizuar njësitë e Ushtris Çlirimtare të Kosovës me armatim. Pas vendosjeve të njësiteve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” në pikat e luftës në territorin e Kaçanikut, Miniri me bashkëluftarët e vetë merr pjesë në luftimet në Puset e Nikës e pastaj vendoset në pikën e luftës, në Gajre.

Në ditët në vazhdim, njësia ku ishte i sistemuar Minir Thaçi vendoset në kuader të batalionit të dytë në Ivajë. Është pjesmarrës i betejës së 8 marsit 1999, në lvajë. Për suksesët e treguara gjatë luftimeve komandanti i togut Izahir Troni propozon dhe merr pëlqimin nga komanda e brigadës që Minir Thaçin ta emrojë zëvendës-komandant të këtij togu.

Bashkëluftëtarët e ngushtë të Minirit ishin: Enver Thaçi, Mustafë Thaçi, Muharrem Ahmetaj, Haki Troni, Nefail Troni, Shefket Troni, Faruk Thaçi, Brahim Troni, Sabit Troni, Skender Troni, Osman Burrniku, Izahir Troni, Fatmir Horuni, Blerim Raka, Habit Dullovi, Remzi Zharku, Raif Krivanjeva, Skander Zharku, Xhevahir Troni, Rasim Mezraja etj.

Forcat serbe pas një prgratitje të madhe, më 9 prill të viti 1999, në orët e hershme të mëngjesit, ndërrmorrën një ofanzsvë të ashpër kundër popullatës civile dhe njësiteve të UÇK-së. Pezistenca çlirimtare zhvillohej edhe përmbrenda Kaçanikut. Njësitet e okupatorit, pasi rrethuan qytetin, në orën tetë të mëngjesit filluan granatimet në drejtim të “Përroit të Rakocit” dhe lagjës së re. Granatime të shumta, u bënë drejt pozicioneve e njësiteve të Batalionit të Dytë të Brgadës 162 “Agim Bajrami”.

Pas granatimeve filluan mjetet motorike, transporterët e blinduar dhe pragat për ta përkrahur këmbësërinë e forcave serbe. Forca të mëdha ushtarako policore kishin ardhur në ndihmë një ditë më parë nga të gjitha anët. Popullata e qytetit të Kaçanikut dhe e fshatrave për rreth ishte zhvendosur qysh më parë nëpër male e lugina për tu strehuar.

Në mbrojtje të tyre ishin vendosur njësitë e Batalionit të Dytë të Brigadës 162 “Agim Bajrami” në mesin e tyre ishte edhe ushtari i lirisë, Minir Thaçi i cili qendroi i patundur në mbrojtje të popullatës dhe pozicioneve deri në momentin e rënies heroike me bashkluftëtarët e vet.

Sulmi u krye në lagjet: Dushkaj, Rakoc dhe në Lagjen e Re.

Dushkaja, jo vetëm që u dogj, por u përdorë edhe si pozicion, prej nga forcat serbe sulmonin popullatën dhe pozicionet.

Gjatë këtyre luftimeve ranë heroikishtë Minir Thaçi, Izahir Troni, Fatmir Horuni, Habit Dullovi, Blerim Rexha, Remzi Zharku, Raif Krivanjeva, Sulejman Kuka, Blerim Raka. Ndërsa nga popullata civile u martitizuan këta qytetarë: Adnan Gula, Bedri Zharku, Aziz Axhami, Riza Koraçi, Rufki Mulaku, Ramadan Spahiu, Afet Bushi dhe Maliq Zharku.

Përshkak të forcave të mëdha ushtarako-policore serbe e paramilitare të gjitha kufomat ranë në duar të forcave okupatore. Bashkëpunëtori i forcave serbe, Shaip Reka i barti kufomat së bashku me disa serbë e romë i varrosën në dy varreza masive: në varrezat e qytetit të Kaçanikut dhe në varrezat e Kaçanikut të vjetër.

Në këtë masakër bashkë me çetnikët serbë mori pjesë edhe kolaboracionisti Shaip Reka i cili ishte në shërbim të forcave okupatore.

Luftërat e zhvilluara në komunën e Kaçanikut që nga fillimi i tyre u shquan për një intensitet luftarak. Në këtë territor që kufizohet me Maqedoninë dhe grykë historike ishin koncentruar forca të mdha të okupatorit. Mirëpo vendosmëria e njësiteve të Brigadës 162 “Agim Bajrami” bëri që të ketë luftime kundë forcave okupatore serbe.

Pas luftës dhe iitores kundër forcave barbare serbedilluan të hapen vorrezat masive në bashkëpunim të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare të përcjellura edhe nga hetues ndërkombëtarë, me ç’ rast bë identifikimi i kufomave dhe u organizua rivarrimi i dëshmorit Minir Thaçi në varrezat e qytetit në Kaçanik, më 16091999 si dhe bashkluftëtarve të tij, të cilët kishin ra së bashku heroikisht në kryerje të detyrës. Rivarrimi u bë në “Varrezat e dëshmorve”, në Kaçanik me nderime ushtarake më 23.09.1999.

Në një vjetorin e rënies së dëshmorit, Minir Thaçi, në nderim dhe përkujtim të tij e të bashkluftëtarve, është ngritur pllaka përkujtimore në vendin e rëniës në Lagjen e Re të Kaçanikut. Emri i tij është skalitur te Përmendorja në parkun e qytetit të Kaçanikut dhe të Përmendorja e të gjithë dëshmorve të UÇK-së në Marinë të Skenderait.

Në shenjë nderimi për jetën dhe vepren e dëshmorit Minir Thaçi. familjes së tij i ka dhënë mirënjohje Ministria e Mbrojtjes e QPK-së, Komanda e Brigadës 162 “Agim Bajrami“.
Kuvendi Komunal i Kaçanikut dhe Komanda e Zonës së Vl-të të TMK-së me rastin e orgainizimit të manifestimit të flakës së janarit.

Pas veti Miniri la babanë, Bedrin, nënë Hajrien, vëllanë Bashkimin, Bujarin, motrat: Eminen dhe Mevluden, bashkëshorten, Ibadeten, fëmijët: Drilonin 10 vjeçar, Kosovaren 9 vjeçare, Valdrinin 6 vjeç dhe Endritin 2 vjeç. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …