MINISRI LEKAJ U TAKUA ME DREJTORIN E KOMISIONIT TË PAVARUR PËR MINIERA DHE MINERALE

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj priti në një takim njohës drejtorin e Komisionit për Miniera dhe Minerale, Ramiz Krasniqi. Në këtë takim u bisedua për çështjet të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e resurseve natyrore të vendit tonë, ku bëhet fjalë për materialet gurore të cilat përdoren për ndërtimet e rrugëve. Ministri Lekaj vlerësoi se Ministria e Infrastrukturës, është duke realizuar projekte të shumta për ndërtimin e rrugëve të reja në vendin tonë, si dhe theksoi se do të kërkojë nga kompanitë që të punohet sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, brenda asaj që përcaktohet me ligj për Ministrinë e Infrastrukturës. Ministri po ashtu tha se do të punohet në atë drejtim që të kërkohet përgjegjësi për të gjithë ata që i shkelin ligjet. Ndërsa kryetari i këtij komisioni, Ramiz Krasniqi, kërkoi nga Ministri Lekaj që të arrihet një memorandum bashkëpunimi në mes të këtij Komisioni dhe Ministrisë së Infrastrukturës, ku kompanitë fituese për ndërtimin e rrugëve do të obligoheshin që materialin guror ta marrin vetëm nga kompanitë e licencuara, pasi që këto kompani njëherësh janë edhe kontribuues të buxheti të shtetit. Në fund të këtij takimi u tha se në të ardhmen do të thellohet edhe më tutje bashkëpunimi në mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komisionit për Miniera dhe Minerale, me qëllim të ruajtjes nga eksploatimi ilegal i guroreve dhe nxjerrjes së rërës nga lumenjtë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …