Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behxhet Pacolli, do të jetë nikoqir i vizitës një ditore të homologut të tij nga Hungaria, Péter Szijjártó, Ministër i Jashtëm dhe i Tregtisë së këtij shteti. Ministri i Jashtëm i Hungarisë do të ketë edhe takime të tjera gjatë vizitës që do të i bëj Kosovës. Takimi do mbahet në ndërtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në ora 12:30.
