Ministri i Jashtëm ukrainas Dmitri Kuleba, ka arritur në Antalje për takimin trepalësh të ministrave të Jashtëm Rusi-Ukrainë-Turqi që organizohet sot me ndërmjetësimin e Turqisë. Avioni privat me Kuleba-n dhe delegacionin ukrainas u ul dje në aeroportin e Antalies. Delegacioni u nis për në hotelin e qendrës turistike Belek, rrethi Serik. Dje në Antalie ka arritur edhe ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Ministrat e Jashtëm Mevlut Çavushoglu, Sergey Lavrov dhe Dimitri Kuleba po takohen sot në një hotel në qendrën turistike Belek, për bisedime lidhur me luftën në Ukrainë. Ministri turk Mevlut Çavushoglu ka zhvilluar një takim me ministrin ukrainas, Dimirti Kuleba, para bisedimeve trepalëshe.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …