Ministrat e Jashtëm të NATO-s mblidhen në Uashington këtë javë për të festuar 70-vjetorin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior. Ndërkohë që Donald Trump e ka kritikuar këtë të fundit, duke fajësuar vendet anëtare për mos-investime në mbrojtje dhe duke u mbështetur më shumë tek Shtetet e Bashkuara. Vëzhguesit do të shohin nga afër se si aleanca do të përballojë stuhitë e brendshme në këtë përvjetor. Presidenti Trump, i cili pret Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg për bisedime në Shtëpinë e Bardhë, i bërë të qarta pikëpamjet e tij për NATO-n, duke tronditur shumë në të dy anët e Atlantikut kur e quajti këtë aleancë “të vjetëruar”. Ai tha se ajo kishte humbur fokusin, ndërkohë që në mënyrë të përsëritur pretendoi se Shtetet e Bashkuara kishin mbajtur barrën më të madhe të kostos. Shumica e ekspertëve të politikës së jashtme amerikane thonë se NATO-ja është një nga aleancat më të suksesshme ushtarake në histori dhe është larg të qenurit e padobishme. Shpenzimet ushtarake kanë qenë një çështje thelbësore për presidentin Trump, i cili shpesh ka bërë presion ndaj aleatëve evropianë për të rritur shpenzimet e tyre të mbrojtjes. Sipas udhëzimeve të NATO-s shtetet anëtare duhet të shpenzojnë së paku dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto në ushtri çdo vit. Por vetëm shtatë nga 29 shtetet anëtare arritën këtë nivel në vitin 2018.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …