Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s në ditën e dytë të takimeve të tyre në Bruksel po diskutojnë për çështje të tilla si rritja e shpenzimeve të mbrojtjes dhe zhvillimi i kapaciteteve të industrisë së mbrojtjes, si dhe mbështetja për Ukrainën, transmeton Anadolu. Sesioni i ditës së dytë të Takimit të Ministrave të Mbrojtjes të NATO-s filloi me fjalimin e hapjes nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. tha se NATO teksa vazhdon mbështetjen e saj për Ukrainën që lufton kundër Rusisë, në anën tjetër ajo ka forcuar parandalimin dhe mbrojtjen e saj. Ministrat sot miratojnë kuadrin politik rreth planifikimit të mbrojtjes”, duke renditur edhe temat e tjera që të diskutohen në takimin e sotëm. Stoltenberg theksoi se këto tema janë zhvillimi i kapacitetit të industrisë së mbrojtjes për rritjen e prodhimit të armëve dhe municioneve, forcimin e mbrojtjes për infrastrukturat kritike përfshirë tubacionet dhe linjat e kabllove nën det si dhe rritja e shpenzimeve për mbrojtjen nga aleatët.

NAC_1