Ministrat e Republikës Serbe bojkotuan mbledhjen e Këshillit të Ministrave për shkak të vizitës së Kurtit, në Sarajevë

Ministrat e Republikës Serbe, kanë bojkotuar  mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Bosnjës më 5 dhjetor, për shkak të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Sarajevë. Ata e konsiderojnë ardhjen e Kurtit si një faktor që mund të komplikohet situatën politike në Bosnje e Hercegovinë. Vendimi për bojkot u mor pas konsultimeve në kabinetin e zëvendëskryetarit të Këshillit të Ministrave, Sasha Kosharac, ministrin e Financave, Srxhan Amixhiq, dhe zëvendësministren e Çështjeve Civile, Marijana Mujiq. Kryeministri Kurti do të mbërrijë në Sarajevë më 5 dhjetor dhe do të marrë pjesë në një sesion të organizuar nga Shoqata e Intelektualëve të Pavarur “Krug 99”. Kurti do të mbajë një fjalim lidhur me marrëdhëniet rajonale. Kryetari i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka reaguar kundër vizitës së Kurtit, duke theksuar se kjo do të përkeqësojë situatën në Bosnje e Hercegovinë, duke shtuar se vendi i tij nuk e ka njohur ende Kosovën dhe nuk do të lejojë shqiptarët nga Kosova të hyjnë në Bosnje me letërnjoftim.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kritikon qasjen e LDK-së: Hezitimi për formimin e institucioneve është i gabuar

Hulumtuesi i KDI, Eugen Cakolli, ka kritikuar qëndrimin hezitues të LDK në raport me formimin …