Ministrat e Rinisë dhe Arsimit të Ballkanit Perëndimor punojnë së bashku për një rajon më të mirë

Zyra Rajonale për Bashkëpunimin Rinor (RYCO), Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët në Shqipëri si edhe Ministria e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë organizuan Ministerialin Rajonal për Rininë dhe Arsimin në Tiranë të mërkurën, 8 dhjetor 2021. Në takim morën pjese ministrat dhe zëvendësministrat përgjegjës për Rininë dhe Arsimin në Ballkanin Perëndimor si dhe Ministri i Arsimit i Italisë. Të rinjtë janë aktorë qendrorë në ndërtimin e shoqërive të qëndrueshme dhe paqësore në Ballkanin Perëndimor. Si të tillë, ata ndajnë shumë të përbashkëta, ndërkohë që shpresat dhe vlerat e tyre në të gjithë rajonin janë të lidhura ngushtë,” nënvizoi Sekretari i Përgjithshëm i RYCO, z. Albert Hani dhe shtoi se vetëm përmes veprimeve të përbashkëta mund të përparojmë si rajon duke respektuar vlerat e paqes, bazuar në mirëkuptimin reciprok, respektimin e të drejtave të njeriut, diversitetin, dinjitetin, solidaritetin, bashkëpunimin, tolerancën dhe respektin.

“Tani, më shumë se asnjëherë, të rinjtë janë zemra e Ballkanit dhe ne duhet të marrim të gjitha masat e nevojshme që kjo zemër të vazhdojë të rrahë. Ky takim rikonfirmon se rezultate të mëdha arrihen kur bashkojmë forcat për qëllimet e përbashkëta, por gjithashtu tregon një dritare shprese për bashkëpunimet e ardhshme, që tregon vullnetin e rajonit për tu kujdesur për rininë e tij,- theksoi znj Bora Muzhaqi, Ministër Shteti për Rininë dhe Fëmijët dhe shtoi se, sot, ne nuk po festojmë vetëm të rinjtë e Shqipërisë, por dhe të rinjtë e rajonit duke rikonfirmuar angazhimin tonë në forcimin e bashkëpunimit rajonal rinor.   “

Duke folur për vizionin e strategjisë së ministrisë së saj për arsimin cilësor, znj. Albana Tole, zëvendësministre e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, tha se ai bazohet në parimet e gjithëpërfshirjes dhe të të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke mundësuar zhvillimin e potencialeve të individit, duke kontribuar në mirëqenien, forcimin e demokracisë dhe integrimin e mëtejshëm. “Takimi i sotëm është i një rëndësie të veçantë sepse u dha mundësinë pjesëmarrësve të shkëmbejnë përvoja në nivel rajonal dhe të mbështesin politikëbërjen që reflekton sfidat rajonale në edukimin e të rinjve tanë”, përfundoi ajo.

Duke pasur parasysh që të rinjtë duhet të përfshihen në politikat e qeverive të rajonit dhe rolin që duhet të luajnë ministritë e arsimit dhe rinisë, ky takim shërbeu si hapi i parë për të sjellë përfaqësuesit më të rëndësishëm qeveritarë të rajonit për të diskutuar mbi politikat rajonale rinore dhe ndarë praktikat e përbashkëta. Takimi rajonal gjithashtu rikonfirmoi rëndësinë e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal të të rinjve në Ballkanin Perëndimor.

Pjesëmarrësit lancuan platformën e re online të RYCOs për të rinjtë – www.hajde.media. Faqja e internetit HAJDE është një platformë mediatike rajonale e dedikuar për të rinjtë, e drejtuar nga të rinjtë. Për më tepër, disa nga ministrat po marrin pjesë gjithashtu në ngjarjen rajonale mbi vullnetarizmin e organizuar nga projekti ROUTE WB6 i RYCO.

Rezultatet e takimit janë të përmbledhura në konkluzionet e kryesuesit.

Mbi Zyrën Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO)

Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO) është një organizatë ndërqeveritare, e themeluar nga gjashtë qeveritë e Ballkanit Perëndimor, me synimin për të promovuar frymën e pajtimit dhe bashkëpunimit midis të rinjve në rajon përmes programeve të shkëmbimit të të rinjve. Marrëveshja për themelimin e RYCO u nënshkrua nga Kryeministrat e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor gjatë Samitit të Ballkanit Perëndimor të mbajtur në Paris në 4 korrik 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 100 invalidë të UÇK-së janë në pritje për t’i ndëruarr protezat e gjymtyrëve të humbura në luftë, disa prej tyre janë në gjendje më të rëndë

Me 16 prill të vitit 1999 në zona të ndryshme të luftës janë përjetësuar dhjetra dëshmorë

Më 16 prill të vitit 1999 ka rënë heroikisht dëshmori e  heroi i kombit, Shkëlzen …