Ministrat e shëndetësisë të vendeve anëtare të G20-ës takohen sot në Romë. Mësohet se temë qendrore e tyre do të jetë ndalimi i përhapjes së mëtejme të pandemisë së shkaktuar nga virusi korona dhe hapat që duhet të bëhen për ta arritur këtë qëllim. Organizatorët e takimit kanë deklaruar se qëllimi i tij është të paraqesë mesazhin e bashkëpunimit dhe solidaritetit. Ministrat e shëndetësisë të vendeve anëtare të G20-ës gjithashtu do të diskutojnë mënyra për të përmirësuar format se si ndahen njohuritë shkencore dhe si të bëhet më e drejtë qasja në vaksina si dhe strategjitë që duhet përgatitur për t’u përballur me pandemitë e ardhshme.
Kontrolloni gjithashtu
Afrim Kasolli: VV po blen kohë, mungon konsensusi për kryetarin e Kuvendit
Analisti politik Afrim Kasolli ka vlerësuar se situata aktuale në Kosovë është futur në një …