Ministrat Selimi dhe Haradinaj-Stublla takohen me përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë në SHBA

Ministrat Selimi dhe Haradinaj-Stublla takohen me përfaqësues të Departamentit të Drejtësisë në SHBA

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka thënë se bashkë me Ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza-Haradinaj-Stublla, sot janë takuar me Bruce Sëartz nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Selimi ka deklaruar se për fuqizimin e sistemit të drejtësisë mbetet e pazëvendësueshme përkrahja e miqve amerikan.“Në Washington, me ministren Haradinaj-Stublla patëm një bashkëbisedim të frytshëm me Bruce Swartz nga Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilin e falënderova për tërë vullnetin dhe investimin amerikan për konsolidimin e drejtësisë në Kosovë, që ka rezultuar të jetë shumë i suksesshëm”.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …