Ministrat serbë të Qeverisë së Kosovës, të cilët prej gjashtë muajsh kanë deklaruar dorëheqjet, po i mbajnë funksionet, por nuk i japin përgjegjësi as i raportojnë Qeverisë. Kryeministri, Ramush Haradinaj por tregohet krejt i pafuqishëm për të marrë hapa ligjorë meqë ministrat i përkasin Listës Serbe, subjekt politik që mban lidhje të forta me Serbinë dhe që nuk e njeh pavarësinë Kosovës. Në fund të marsit të këtij viti ministrat serbë dolën nga koalicioni qeverisës, në shenj mospëlqimi me një aksion policor që rezultoi me arrestimin e drejtorit të Zyrës koordinuese për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Prej atëherë, të 10 deputetët e Listës serbe janë në opozitë. Ivan Todosjeviq është një nga tre ministrat që ushtrojnë funksionet duke qenë të dorëhequr. Ai drejton Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal. Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është kryetar i Komisionit parlamentar për pushtetin lokal. Ai ka treguar se si kurrë Todosjeviq nuk u është përgjigjur kërkesave për raportim.
