Kuvendi i Serbisë votoi me 163 vota pro dhe 62 kundër kabinetin e ri qeveritar. Kryeministri mbetet Aleksandër Vuçiq por ka dhe disa ndryshime Kabinetin e ri qeveritar e përbëjnë sërish Partia Përparimtare Serbe dhe Partia Socialiste, ka dhe disa ministra jashtë tyre. Pas gati katër muaj negociatash dhe bisedimesh me partnerë të mundshëm, kryeministri i ri/vjetër Aleksandar Vuçiq, paraqiti përbërjen e qeverisë së re, e cila u votua me shumicë të madhe. Në betimin e ministrave ndër të tjera thuhet: Betohen për besnikëri ndaj Republikës së Serbisë dhe zotohem se me nder do ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjin, duke qenë të përkushtuar për ruajtjen e Kosovës dhe Metohisë brenda Republikës së Serbisë”.
