Ministrat Shala dhe Ahmetaj nënshkruajnë marrëveshje në fushën e Pronësisë Industriale. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka nënshkruar marrëveshje me ministrin e Financave të Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që u mbajt sot në qytetin e Pejës. Ministri Shala ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë për rritje të shkëmbimeve tregtare, duke krijuar lehtësira dhe duke larguar barrierat tarifore dhe jo tarifore. “Sot më shumë se kurrë vendet tona kanë nevojë për rritjen e shkëmbimeve tregtare, duke krijuar të gjitha lehtësimet e mundshme, dhe heqjen e çdo barriere, si tarifore dhe jo tarifore që ekziston mes dy vendeve tona. Andaj sot në kuadër të plotësimit të objektivave për rritjen dhe thellimin e bashkëpunimit ndër institucional mes dy vendeve tona, së bashku me ministrin e Financave të Ekonomisë dhe Punës të Republikës së Shqipërisë, Arben Ahmetaj nënshkruam një marrëveshje për bashkëpunim në sferën e Pronës Industriale për zbatimin e së cilës pastaj do të angazhohen dy institucionet tona, të cilat mbulojnë Pronën Industriale, e që janë Agjencia e Pronës Industriale e Republikës së Kosovës dhe Drejtoria e Përgjithshme Markave dhe Patentave e Republikës së Shqipërisë”, ka thënë ministri Shala.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …